perfaqesuesi republikan warner aeroporti i nashville mund te riemerohet ne nderim te presidentit trump 678e210a05604

Përfaqësuesi republikan Warner: Aeroporti i Nashville mund të riemërohet në nderim të presidentit Trump

January 20, 2025
1 minut lexim

Një projektligj i ri i paraqitur nga përfaqësuesi republikan i Tenesit, Todd Warner  propozon riemërimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Nashville në “Aeroporti Ndërkombëtar Trump.” Ky projektligj synon të nderojë ish-Presidentin Donald Trump dhe do të kërkonte që autoritetet e aeroportit të ndërmarrin veprime për të zbatuar ndryshimin e emrit, përfshirë vendosjen e tabelave të reja dhe përditësimin e dokumenteve ligjore.

Nëse miratohet  emri i ri mund të hyjë në fuqi më 1 janar 2026, por gjatë periudhës së tranzicionit  aeroporti mund të operojë edhe  me emrin aktual .

Ky projektligj vjen pas një tjetër përpjekje të ngjashme për riemërimin e Aeroportit Ndërkombëtar Dulles në Virxhinia, i cili po ashtu propozohet të riemërtohet për nder të presidentit të zgjedhur amerikan.

Në jetën time, kombi ynë nuk ka qenë kurrë më i madh se nën udhëheqjen e Presidentit Donald J. Trump,” “Ndërsa miliona udhëtarë vendas dhe ndërkombëtarë fluturojnë nëpër aeroport, nuk ka simbol më të mirë të lirisë, prosperitetit dhe forcës sesa të dëgjosh ‘Mirëserdhët në Aeroportin Ndërkombëtar Trump’ teksa zbarkojnë në tokën amerikane”. theksoi Warner.

Kjo ka ngjallur mbështetje dhe diskutime duke pasur parasysh se disa ligjvënës republikane e shohin këtë veprim si një nderim të merituar për Trump për arritjet e tij si president, ndërsa të tjerë kanë shfaqur kundërshtime.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

MICKOSKI GAZETA MK
Story i mëparshëm

Mickoski në inaugurimin e Donald Tramp në Uashington

nga bjeshket e rugoves dje ne malet e sharrit sot abdixhiku ringritja eshte e pandalshme 678e21bd240f2
Story i radhës

“Nga Bjeshkët e Rugovës dje në Malet e Sharrit sot”, Abdixhiku: Ringritja është e pandalshme

Të fundit nga

ShkoLartë