Përfaqësuesi amerikan propozon takim me udhëheqjen e Koresë së Veriut

Përfaqësuesi amerikan për Korenë e Veriut propozoi të hënën një takim me udhëheqjen e Phenianit “kudo, kurdo dhe pa parakushte” ndërkohë që ende nuk ka pasur kontakte publike mes administratës së Presidentit Biden dhe Koresë së Veriut.

Deklarata e emisarit amerikan, Sung Kim pason komentet që bëri javën e kaluar udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un duke reaguar ndaj një analize të fundit të Uashingtonit mbi qëndrimin amerikan ndaj këtij vendi të izoluar komunist. Udhëheqësi koreano-verior u shpreh se Pheaniani duhet të përgatitet si “për dialog, ashtu edhe për ballafaqim”.

Administrata e Presidentit Biden më parë pat premtuar “një qëndrim praktik, të kalibruar” përfshirë përpjekje diplomatike për të bindur Phenianin të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore dhe i raketave balistike.

“Vazhdojmë të ushqejmë shpresa se Koreja e Veriut do t’u përgjigjet pozitivisht orvatjeve tona dhe ofertës për t’u takuar kudo, kurdo dhe pa kushte,” tha përfaqësuesi amerikan Sung Kim gjatë një vizite pesë ditëshe në aleatin e Amerikës, Korenë e Jugut.

Javën e kaluar Kim Jong Un tha se situata ushqimore në Korenë e Veriut është “e tenionuar” duke u rënë këmbanave të alarmit për problemet në sektorin bujqësor që prej vitesh ndesh vështirësi akute për të përmbushur nevojat e këtij vendi të izoluar. Koreja e Veriut ka vetë-imponuar një bllokadë edhe më të rëndë si mbrojtje nga pandemia.

Sipas televizionit shtetëror të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe udhëheqës të tjerë kishin diskutuar “masa emergjente” në përgjigje të “krizës aktuale ushqimore”.

Koreja e Veriut këmbëngul se nuk është identifikuar asnjë rast me koronavirus në vend, një pretendim që analistët e vënë në pikëpyetje. Autoritetet e Pheanianit kanë imponuar masa të forta për të mbyllur kufijtë gjë që ka prekur edhe furnizimet jetike nga Kina si dhe ndihma të tjera ndërkombëtare.

Diplomati amerikan Sung Kim u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të zbatojnë plotësisht sanksionet kundër Phenianit, të cilat prekin importimin e naftës dhe eksportin e qymyrgurit, tekstileve, peshkut dhe produkteve të tjera./VOA

Ngjarja paraprake

Ndërtimet pa leje nuk kursejnë as kalanë e Krujës

Ngjarja e ardhëshme

Khloe Kardashian zbuloi të vërtetën në lidhje me operacionet plastike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian