“Përfaqësues të politikës me eksponentë të krimit”, Dervishi: Fushata mund të sjellë konflikte

Për gazetarin Ferdinand Dervishi, ngjarjet e fundit në skenën e politikës të bëjnë të mendosh se në këto zgjedhje mund të shohim përplasje mes forcave politike.

Dervishi tha se, në rrethe përfaqësues të subjekteve politike, janë parë të bëjnë fushatë me eksponentë të krimit.

I ndalur tek incidenti i Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili u përplas me Policinë Bashkiake në ambientet e zyrës së FRD-së pasi policia i kërkoi kësaj të fundit të largohej nga zyrat, Dervishi e sheh si frikë, një presion që duket se Meta e ka reflektuar vitet e fundit.

Nga ana tjetër ai thotë se përplasja mes Ramës dhe Ilir Metës tashmë është reflektuar, ndërsa shton se frika nga humbja munda ta bëjë kryeministrin të mbyllet në ndonjë bunker në Vlorë.

“Mendimi im është që do të ketë përplasje. Një fenomen që tashmë është sheshit. Unë shoh një degradim të marrëdhënie midis kryeministrit dhe presidentit deri në një kufi të cilën mund ta quaj lajthitje. Pra Presidenti që për mua përfaqëson LSI, i vënë në një presion vitet e fundit ku mund të ketë ëndërruar pranga…I vënë në faktin se PS apo Edi Rama po i zvogëlojnë partinë apo po ia blejnë…i shantazhuar edhe virtualisht nga ajo që u quajt “Vetting” ka zgjedhur të reagojë kështu.

Nga ana tjetër kemi kryeministrin e cili e çoi këtë vend me nivel korrupsioni më keq se vendet gjysmë të egra të Afrikës ku një tender shkon për atë që ta jep direkt 50%. Edhe kryeministri gjithashtu duket se ka një frikë e madhe nga humbja, që mendon se nga ky bunkeri që jam këtu do të mbyllem diku në një bunker andej nga Vlora, pas humbjes. E gjithë kjo përplasje e madhe midis kryeministrit dhe presidentit reflektohet edhe ne masë.

Në Shqipëri politika, sigurisht nuk i thotë krimit shko bëj këtë gjë. Politikani që ka fuqi nuk i thotë kurrë shko bëj këtë gjë. Por unë besoj që ky konflikti i madh lart që është një mohim i njërit dhe fitore e tjetrit, në këtë fushatë zgjedhore do të na fusë në konflikte”, tha më tej Dervishi.

Ngjarja paraprake

Camila tregon se ka marrë dozën e AstraZeneca-s: Vaksinohuni me ato që keni

Ngjarja e ardhëshme

Gasperini nuk pendohet për vendimet e tij, përkundër eliminimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian