Përfaqësues të OEMVP u takuan me zëvendës kryeminsitrin Bytyqi

Shkup, 30 shtator 2020 (MIA) – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në hapësirat e saj mirëpriti zëvendës kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqin, si dhe përfaqësues nga Kabineti i tij.

Në këtë takim u diskutua për projektet dhe aspektin ekonomik të qeverisjes, për pakon e katërt të masave kundër Kovid-19, si dhe për bashkëpunimin e mundshëm ndër-institucional mes Odës dhe resoreve ekonomike qeveritare. Fatmir Bytyqi shpalosi në mënyrë të detajuar masat e pakos së katërt dhe gjithashtu shprehi falënderimin e tij ndaj Odave në vend, të cilat kishin rol aktiv gjatë përpilimit të kësaj pakoje.

Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha, poashtu prezantoi edhe disa nga pikat e Platformës së OEMVP-së për zhvillim ekonomik të vendit, si dhe masat e propozuara nga Oda për tejkalimin sa më të shpejtë të pandemisë, që kanë të bëjnë me sferat socio-ekonomike ku reformat janë më se të nevojshme në mënyrë që të mundësohet klimë për zhvillim më të sigurt dhe rimëkëmbje për ekonominë e RMV-së.

OEMVP kumton se çdoherë do jetë pranë bizneseve dhe ekonomisë nëpërmjet aktiviteteve të saja, lobimit dhe avokimit, si dhe në mbrojtje të interesave kolektive shoqërore dhe të anëtarësisë së saj, duke adresuar në çdo kohë kërkesat e sektorit të biznesit tek institucionet përkatëse. bsh/

Ngjarja paraprake

Dalin pamjet: Politikani filmohet duke konsumuar kokainë

Ngjarja e ardhëshme

Nga 1 tetori qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë për patentë shofer ndërkombëtar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian