Perez siguron “pole positions” në Jeddah

Piloti Sergio Perez me Red Bull siguroi mbrëmjen e sotme “pole position” në pistën qytetase të Jeddah, ku nesër do të zhvillohet gara e dytë sezonale e Formula 1, ajo e vlefshme për Arabinë Saudite.

Ai përfitoi nga një problem që pati shoku i tij i skuadrës Max Verstappen, që në sesionin e dytë u detyrua të hapë krahun.

Makina e tij Red Bull pati probleme në kambio, duke mos dhënë një kohë dhe do ta nisë garën nga vendi i 15-të.

Një goditje e rëndë për kampionin e botës, që do të ketë një garë në sulm.

I dyti u rendit Charles Leclerc me Ferrari, por ai do ta nisë garën nga vendi i 12-të, pas penalitetit me 10 pozicione (ka ndryshuar centralinen).

Kështu, vendin e monogaskut në vijën e parë do ta zërë spanjolli Fernando Alonso me Aston Martin, që sot doli i treti, duke lënë pas britanikun George Russell me Mercedes.

I pesti u klasifikua spanjolli Carlos Sainz me Ferrari, që la pas Lance Stroll, Esteban Ocon, Leëis Hamilton, Oscar Piastri e Pierre Gasly.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbulohen shifrat e frikshme të dështimit të Manchester Utd

Story i radhës

​ASK publikon disa fakte mbi mjedisin

Të fundit nga