Perëndimi duhet t’i japë fund varësisë ndaj energjisë ruse, thotë Boris Johnson

Boris Johnson thotë se perëndimi duhet t’i japë fund “varësisë” së tij ndaj energjisë ruse ndërsa ai përgatitet të shkojë në Arabinë Saudite për të nxitur rritjen e prodhimit të naftës dhe gazit.

Kështu shkruan gazeta Daily Telegraph, këtë të martë kryeministri britanik tha se udhëheqësit perëndimorë kishin bërë një “gabim të tmerrshëm” duke e lënë Vladimir Putinin “të ikë” me aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe më pas duke u bërë “më i varur” nga burimet ruse të energjisë.

Ai tha se “varësia” ndaj karburantit rus e kishte “trimëruar” Putinin të bombardonte civilët gjatë pushtimit të tij në Ukrainë, ndërsa në të njëjtën kohë përfitonte nga rritja e çmimeve globale të naftës dhe gazit, shkruan TheGuardian, përcjell “Bota sot”.

“Nuk mund të vazhdojmë kështu. Bota nuk mund t’i nënshtrohet këtij shantazhi të vazhdueshëm, “tha Johnson, administrata e të cilit ka njoftuar tashmë planin e saj për të hequr gradualisht importin e naftës ruse deri në fund të vitit.

“Për sa kohë që perëndimi është i varur ekonomikisht nga Putini, ai do të bëjë gjithçka që mundet për ta shfrytëzuar këtë varësi. Dhe kjo është arsyeja pse kjo varësi duhet – dhe do të përfundojë – tani.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjëra të vogla që ju ndihmojnë të dukeni të përsosur

Story i radhës

Apeli gjermano-turk për armëpushim në Ukrainë

Të fundit nga