Përdoruesit mund të kyçen në iPhone edhe me një maskë falë iOS 14.5

Versionet beta publike të iOS 14.5 kanë mbërritur dhe përdoruesit pjesë e këtij programi mund të provojnë të kyçen në iPhone edhe me një maskë.

Sistemi duhet të aktivizohet nga menuja Settings dhe duke për tu kyçur përdoret ora inteligjente Apple Watch si çelës.

Në këtë mënyrë kur jeni jashtë shtëpisë dhe po mbani një maskë, nuk keni nevojë të vendosni fjalëkalimin manualisht.

Opsione të reja në këtë përditësim janë mbështetje për kontrollorët PlayStation 5 dhe Xbox Series X në lojërat iOS si dhe mbështetja për AirPlay 2 në Fitness+.

Së fundi iOS 14.5 sjell disa përmirësime në aplikacionet Podcast dhe reminders. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

“Fatos Nano një burrë shteti që u zvogëlua”, Gjekmarkaj: Po përdoret nga Rama

Ngjarja e ardhëshme

Probleme te Napoli

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian