perdoruesit e windows 10 es kane ngelur ne nje cikel perditesimi 6787a15a731d0

Përdoruesit e Windows 10-ës kanë ngelur në një cikël përditësimi

January 15, 2025
1 minut lexim

Përditësimi KB5048239 për Windows 10 – që debutoi më 12 Nëntor të 2024 për të përmirësuar Windows Recovery Environment – po shkakton probleme për përdoruesit.

Kushdo që përpiqet të instalojë përditësimin, ngec në një cikël. Përdoruesit thonë se pasi përditësimi instalohet, i njëjti përditësim vijon të ofrohet për instalim.

Kjo përsëritet në mënyrë të vazhdueshme. Mjete të tjera si Windows Event Viewer e tregojnë përditësimin si të instaluar në mënyrë të suksesshme.

Raportime të ngjashme mund të gjenden në forumet zyrtare të Microsoft ku përdoruesit e përshkruajnë problemin si të njëjtin në disa sisteme të ndryshme.

Aktualisht shkaku i vërtetë i problemit mbetet i paqartë ndërsa zgjidhje si rindezja e kompjuterit nuk kanë asnjë efekt. Microsoft ende nuk ka komentuar rastin dhe duke qenë se kemi të bëjmë me një përditësim sigurie, injorimi i tij nuk është zgjidhja më e mirë e mundshme.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

krasniqi nga recaku rikthehemi ketu per te nderuar ata qe dhane gjithcka per liri 67879e8c03d44
Story i mëparshëm

Krasniqi nga Reçaku: Rikthehemi këtu për të nderuar ata që dhanë gjithçka për liri

koss per integrimin e rmv se ne be shpresojme te behen ndryshimet kushtetuese 6787a15d26195
Story i radhës

Koss për integrimin e RMV-së në BE: Shpresojmë të bëhen ndryshimet kushtetuese

Të fundit nga

Problemi është klauzola e frikshme

Kylian Mbappe është lojtar ëndrrash, por nuk është qendërsulmues. Kjo është kuptuar me kohë që në Paris, por francezi ende konceptohet si 9-sh në Madrid. Real Madrid padiskutim që e ka një plan
ShkoLartë