Përdoruesit e telefonëve Android do të kenë mundësi zgjedhjeje të motorëve të kërkimit në Evropë

Si pjesë e marrëveshjes së arritur mes Google dhe Evropë, motori i kërkimit është i detyruar tu ofrojë përdoruesve Android në Evropë mundësi zgjedhjeje të produkteve të rivalëve.

Krahas Google përdoruesit mund të zgjedhin një tjetër motor kërkimi të cilët përcaktohen përmes një ankandi fituesit e të cilit tashmë janë përzgjedhur.

Listën e fituesve sipas vendeve Evropiane Google e ka postuar në Android.com dhe mund ta shikoni në këtë lidhje: https://www.android.com/choicescreen-winners/.

Lajmi më i madh është se rivali Microsoft ka arritur të vendosë motorin e kërkimit Bing në listën e përzgjedhjes për disa vende Evropiane si Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Suedia, Norvegjia dhe Britania.

Fitues të mëdhenj ishin edhe motorët e kërkimit si Info.com, PrivacyWall dhe GMX. Vendosja e motorit të kërkimit të Microsoft në listën e përzgjedhjes pritet të përmirësojë pjesën e tregut të kompanisë e cila për momentin është 3.06%. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Bonuset në Speciale, Revizioni: 4.6 milion euro, të paguara në mënyrë joligjore

Ngjarja e ardhëshme

Pas Zeqirit, zviceranët frikësohen se Kosova mund t’ua marrë edhe ...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian