Përdoruesit e PS4 dhe PS5 mund të tregojnë në Discord çfarë loje luajnë

Duke filluar nga dita e sotme lojtarët e PS4 dhe PS5 mund të lidhen me llogarinë e tyre PlayStation Network direkt në Discord. Kjo do të thotë se mund të shfaqni aktivitetin tuaj të lojërave në profilin e Discord dhe të vini në dijeni miqtë se çfarë jeni duke luajtur.

Diçka të tillë përdoruesit e Xbox kanë mundur ta bëjnë që prej 2018-ës.

Për ta përdorur funksionalitetin e tij mjafton të hapni aplikacionin Discord or uebsajtin në kompjuter apo mobile dhe më pas të shkoni tek seksioni Connection. Nëse lidhni llogarinë tuaj PSN, do të shikoni një ikonë të PlaySation.

Discord gradualisht po e lançon funksionalitetin për të gjithë përdoruesit duke filluar nga SHBA dhe fillimisht mund të mos keni akses menjëherë. /GameWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zjarri shkrumboi tri shtëpi në Gazi Babë

Story i radhës

Ky është bilanci ditor i Covid 19 në Maqedoni

Të fundit nga