Klipet GIF mund të jenë shpikur në 1987-ën, por asnjëherë më shumë se sot nuk kanë qenë kaq popullore.
Nëse jeni një përdorues i rregullt i Twitter, kompania do ta bëjë më të lehtë krijimin dhe ndarjen e këtyre klipeve.
Aplikacioni i përditësuar në iOS përmban një funksionalitet të integruar për realizimin e klipeve GIF.
Ok GIFs aren’t new but what *is new* is the option to capture your own using the in-app camera on iOS. pic.twitter.com/3Hl6q78e6s
— Twitter Support (@TwitterSupport) March 22, 2022
E gjitha që duhet të bëni është të hapni modulin e kamerës dhe të kaloni në modalitetin GIF për të regjistruar një prej klipeve.
Twitter publikoi një video të funksionalitetit në veprim dhe aktualisht është i disponueshëm vetëm në iOS. /PCWorld Albanian