Përditësohet blockchaini i Ether, kriptomonedha në nivelin më të lartë të dy muajve të fundit

Ether arriti ditën e Enjte në nivelin më të lartë të dy muajve të fundit përpara një ndryshimi shumë të rëndësishëm që pritet të ndodhë në blockchainin e ethereum dhe të ndryshojë mënyrën sesi përpunohen transaksionet.

Përditësimi i ditës së Enjte do të ndodhë në bllokun e 12,950,000. Ether është kriptomonedha e dytë më e madhe në botë dhe ditën e sotme ra me 0.5% edhe pse krahasuar me një javë më parë është rritur me 18%.

Është niveli më i lartë që prej fillimit të muajit Qershor.

Blockchain i ethereum fshihet pas shumë projekteve në industrinë crypto, nga trendi i ri i kriptoaseteve NFT tek aplikacionet financiare të decentralizuara.

Përditësimi i njohur si Ethereum Improvement Proposal (EIP) 15559 do të ndryshojë mënyrën sesi përpunohen transaksionet duke paraqitur një tarifim më të qartë të tyre.

Do të reduktojë furnizimin me ether dhe të rrisë ndjeshëm çmimin e tij. Shumë bursa përfshirë Binance dhe OKEx kanë thënë se do të bllokojnë depozitat dhe tërheqjet në momentet e përditësimit.

Ata thanë se është shumë e rëndësishme për të reduktuar rrezikun e blerjes në momente paqëndrueshmërie të lartë të çmimit dhe mbrojtur paratë e përdoruesve. /PCWorld Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Si të mbani ngjyrën e flokëve tuaj gjatë verës!?

Ngjarja e ardhëshme

Në shtëpinë me qira shisnin drogë, kapen dy të rinj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian