Përdhunohet nga një i afërm, mbetet shtatzënë, babai dhe vëllai e vrasin nga turpi

Mbetet shtatzënë pas një përdhunimi, por familja e vret prej turpit. Një vajzë 16-vjeçare u zhduk nga një fshat afër Shahjahanpur në Indinë veriore pasi u përdhunua dhe mbeti shtatzënë nga abuzuesi.

Adoleshentja u gjet e vdekur disa ditë më vonë në pyll dhe ishte babai i saj ai që pranoi krimin.

Policia ndaloi babanë e viktimës, i cili pranoi rrëmbimin dhe vrasjen e vajzës së tij pasi situata e saj solli shumë turp për të gjithë familjen.

Muaj më parë vajza kishte mbetur vetëm me një të afërm, i cili duke përfituar nga mungesa e anëtarëve të tjerë të familjes, abuzoi me adoleshenten.

Vajza u përpoq të fshihte shtatzëninë e saj derisa nuk ishte më e mundur, kur familja e detyroi atë të rrëfejë gjithçka.

Babai nuk mund ta duronte lajmin dhe nga frika për emrin e mirë të familjes, së bashku me vëllanë e saj, e rrahën vajzën, e mbytën dhe e hodhën trupin pak më larg shtëpisë së tyre.

Krimi tronditës ndodhi rreth dhjetë ditë më parë, por vetëm këtë të martë u zbardh ngjarja.

Ngjarja paraprake

Rreth 8300 nxënës nesër i nënshtrohen provimit të Maturës Shtetërore për afatin e dytë

Ngjarja e ardhëshme

Raporti i Bashkimi Evropian, Shqipëria progres në shërbimet dixhitale

të fundit nga