perderisa shqiperia po negocion me be ne vmro dpmne dhe lsdm me akuza kush eshte bllokuesi me i madh 670e7e48e4f57

Përderisa Shqipëria po negocion me BE-në, VMRO-DPMNE dhe LSDM me akuza kush është bllokuesi më i madh

October 15, 2024
min lexim

Edhe pse në periudhën e kaluar VMRO-DPMNE-ja nuk u pajtua që të japë mbështetje për ndryshimet kushtetuese dhe me atë Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në, megjithatë ata fajin për këtë ia hedhin pushtetit paraprak të LSDM-së dhe BDI-së. Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE akuzon se pushteti paraprak në vend që të na afrojë na ka distancuar nga anëtarësimi me BE-në.

 “Pasi që e bënë selfin famoz në avionin nga Brukseli, Maqedonia është vazhdimisht e më larg nga BE, ndërsa po aq na larguan nga dyert e saja për shkak të politikave të këqija të LSD-BDI. Koalicioni i krimit LSD-BDI në vend që siç premtonin fillim të negociatave me BE-në, na distancoi nga ajo. Qytetarët e njohën se pas pamfletave po fshihen manipulime që të mund të vjedhin”, tha Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.

Por ish-ministrja dhe deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska për 24 Analiza tha se me ardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet nuk ka asnjë optimizëm për shtetin tonë në drejtim të procesit eurointegrues. Po të mos ishte bllokada nga VMRO-DPMNE në periudhën e kaluar, ne tani do t’i fillonim negociatat me kapitullin e parë, tha Trençevska.

 “Në 110 ditët e fundit nuk pamë asnjë optimizëm për shtet, përveç pesimizmit dhe në këto 110 ditët e qeverisë së re ne kemi ngecur aq shumë që edhe Brukseli na çregjistroi, na hoqën nga rruga drejt BE-së që duhej ta ecnim bashkë me Shqipërinë, kështu që kjo deklaratë optimiste e kryeministrit nuk pres që do të sjellë optimizëm në rrugën drejt BE-së”, u shpreh Jovana Trençevska nga LSDM.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti duke ia uruar Shqipërisë fillimin e negociatave, në njoftimin për opinion shkroi se duhet të bëhet gjithçka e nevojshme që Maqedonia të vazhdojë rrugën drejt BE-së.

 “S’ka se si mos të përmend dëshpërimin që Maqedonia e veriut nuk është sot në krah të Shqipërisë për arsye të bllokimit të rrugëtimit tonë europian si pasojë e mos zbatimit të kornizës negociuese të miratuar nga Këshilli i Bashkimit Europian dhe Maqedonia e veriut. Ne duhet bërë çmos që të sigurojmë dhe vulosim të ardhmën europiane për qytetarët tanë duke demonstruar lidership dhe përcaktim”, thekson kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. 

Pas ndarjes së Maqedonisë nga pakoja, Shqipëria me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me BE-në, i hapi kapitujt për negociata për anëtarësim në BE.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

e thumbuan pse vallezoi me santianen ne dasme robert berisha nuk u dashka te kercejme me shoqe e kolege 670e7d56d38aa
Story i mëparshëm

E ‘thumbuan’ pse vallëzoi me Santianën në dasmë, Robert Berisha: Nuk u dashka të kërcejmë me shoqe e kolege

banoret e shipitulles protestojne para ministrise se mjedisit kerkojne te perfshihen ne procesin e shpronesimit 670e7e4b34a26
Story i radhës

Banorët e Shipitullës protestojnë para ministrisë së Mjedisit, kërkojnë të përfshihen në procesin e shpronësimit

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë