Përçarje në familjen e Zayn Malik!

Zayn Malik nuk ka folur me motrën e tij që nga dasma e saj pasi ai është “i zemëruar” me zgjidhjen e saj dhe familja e tyre tashmë është përçarë.

Junaid Khan, 24 vjeç, u martua me motrën e Zayn, Walihya 22 vjeç, në një ceremoni të mbajtur më 12 dhjetor. Mirëpo, The Sun raporton se 27-vjeçar dhe babai i tij nu kanë qenë në dasmën Waliyha, dhe jo prej angazhimeve apo largësisë.

Ata nuk e duan dhëndrin e tyre. Ish-ylli i One Direction refuzon të flasë me të motrën dhe nuk i ka dërguar asnjë dhuratë të vetme. “Mail Online” raporton: “Burimet familjare kanë zbuluar se Zayn as nuk ka folur me Walihya në telefon dhe nuk ka dërguar ndonjë dhuratë për martesën sepse ai është shumë i zemëruar për zgjedhjen e saj.”

Shkak i gjithë kësaj situate është bërë e shkuara e dhëndrit. Në vitin 2017, kunati i Zayn, Khan, u burgos për pesë vjet për një aksident me makinën ndërsa në 2014 ai u dënua me 15 muaj burg.

Dasma u ndërpre gjithashtu nga policia pasi u thyen rregullat e pandemisë.

Waliyha u martua me Junaid Khan në një ceremoni tradicionale islame në një xhami, e cila u pasua nga një pritje në të njëjtin vend. Policia ndaloi ceremoninë rreth orës 18:00 pasi u thirrën nga fqinjët.

Rreth 40 të ftuar morën pjesë në dasmë, e cila u zhvillua në shtëpinë e motrës së Zayn, Saffa në Bradford. Qyteti ndodhej në fazën e 3 të masave anti-Covid, ku dasmat mund të zhvilloheshin me deri në 15 persona, por pritjet nuk lejohen.

Ngjarja paraprake

Pasi humbi babain nga Covid, aktori poston foto nga spitali: Sëmundje e pabesë!

Ngjarja e ardhëshme

Pioli paralajmëron Juventusin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian