Përçahet BESA dhe ASH

Partia e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE ka vënë në lëvizje skenarin numër dy pas dështimit për ta formuar qeverinë pak muaj më parë .Por kësaj rradhe ata kanë një parti më pak sepse Alternativa e Afrim Gashit është pjesë e qeverisë aktuale me katër deputetët e saj shkruan Tetovasot.

VMRO dëshiron kësaj rradhe që përmes bllokimit të punës së Kuvendit të arrijë qëllimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e ” dehur” edhe nga fitorja e madhe e zgjedhjeve lokale.

Por kjo nismë e partisë së Mickovskit për një bllokadë opozitare për Punën e Kuvendit këtë herë ka nxjerrë në pah edhe një çështje shumë thelbësore.

Ai këtë do që ta arrijë edhe përmes partive shqiptare siç janë BESA dhe ASH.Por kësaj rradhe nuk i ka të dyja bashkë apo më mirë e ka më afër BESËN përcjellë TetovaSot.

Pikërisht përmes këtij skenari duket se partitë shqiptare nuk përmbajnë qëndrime të përbashkëta rreth kësaj ideje.

Më afër Mickovskit dhe bllokimit të punës së Kuvendit është BESA që në fakt paralajmëroi qëndrimin e vet se do të përdorin të gjitha mekanizmat e mundshëm për të provokuar sa më parë zgjedhje të parakohshme.

Në anën tjetër partia e Selës përmes Ilire Dautit konfirmoi se nuk do të mbështes nismën e VMRO-së për Bllokimin e Kuvendit.

Koordinatorja e kësaj partie z. Dauti është shprehur se është e drejtë e çdo subjekti politik që të ndërtojë strategjinë e vet të veprimit transmeton Tetovasot.

Qëndrimet e ndryshme të partive opozitare qofshin ato maqedonase apo shqiptare vënë në pah edhe një çështje tjetër të rëndësishme duke ngritur pyetjen se a janë ato së bashku në një front opozitarë apo VMRO si ” nëna e madhe” do përpiqet të gjejë aleatë tjerë përfshirë këtu edhe Lëvizjen Besa për të realizuar skenarin e dytë të mundshëm pas dështimit për të formuar qeverinë muaj më parë ndërsa qëndrimi kundër i ASH-së për bllokimin e Kuvendit e bën të vështirë realizimin e skenareve të VMRO-së që qëllim e ka vetëm pushtetin dhe jo edhe çështjet e rëndësishme me të cilat përballet vendi përfshirë këtu edhe çështjen e Integrimit të vendit në BE. Tetovasot

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BESA përkrahë VMRO-në, paralajmëron bllokadë të Kuvendit

Story i radhës

Vazhdon greva në zyrat e Librave Amë

Të fundit nga