Për vizitë në komunën e Plasnicës koordinatori i ri i TIKA-s Halim Omer Sogut

Shkup, 30 shtator 2020 (MIA) – Për vizitë në komunën e Plasnicës sot ishte  koordinatori i ri i Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim – TIKA në Maqedoninë e Veriut, Halim Omer Sogut dhe bashkëpunëorët e tij, me ç’rast realizuan  takim në hapësirat e komunës me u.d.kryetarin e komunës Elsan Nurçeski.

“Biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe përparimin e kushteve për jetë në komunën tonë  përmes realizimit të projekteve nga interesi i përbashkët. I falënderova për vizitën  në komunën e Plasnicës dhe për bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm. Presim në të ardhmen t’i thellojmë lidhjet tona  për të mirën e qytetarëve  dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve në komunën Plasnicë”, tha u.d. kryetari i komunës Nurçeski.

Nga ana e koordinatorit Sogut ishte potencuar  se komuna e Pllasnicës është prioritet për Republikën e Turqisë dhe për atë do të ndihmojnë me donacione dhe projekte  nga vlera thelbësore  për popullatën në këtë komunë. rz/sa/

Ngjarja paraprake

Xiaomi prezanton telefonin e shumëpritur

Ngjarja e ardhëshme

Presidenti i Azerbajxhanit zotohet se do të luftojë derisa të tërhiqet Armenia

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian