Për transportuesit thelbësor është likuiditeti ditor, më shumë punë nëse me masat e reja ringjallet ekonomia

Shkup, 30 shtator 2020 (MIA) – Nëse masat nga pakoja e katërt e lëvizin ekonominë, kjo do të thotë më shumë punë për transportuesit brenda dhe jashtë vendit. Kjo do të rrisë kapacitetin me të cilin ata punojnë, i cili tani sillet ndërmjet 60 dhe 70 për qind, thonë nga Shoqata e Transportuesve Makam-trans.

“Pakoja e katërt e masave në përgjithësi mund të thuhet se siguron lehtësim të vogël në drejtim të kryerjes së aktivitetit të transportit, në drejtim të mundësisë së marrjes së mjeteve për pagat e punonjësve në përputhje me rënien e të ardhurave, duke vonuar pagimin e kredive të marra në periudhën e mëparshme dhe të gjitha të dhënat fiskale që janë miratuar në drejtim të vonesës në pagesë ose uljes së pagesës të interesit për pagesë të vonuar”, deklaroi për MIA-n Biljana Muratovska, sekretare e përgjithshme e Makam-trans.

Lirimi nga pagesa e kompensimit për licencat për të ushtruar veprimtari është një masë që duhet të zbatohet për të gjithë transportuesit, dhe jo vetëm për ata, të cilëve u skadon periudha e vlefshmërisë së licencave, të cilat nga viti 2018 lëshohen me një vlefshmëri prej pese vite.

“Në përgjithësi, nëse të gjitha këto masa lëvizin ekonominë, kjo do të thotë më shumë punë për transportuesit brenda dhe jashtë vendit. Për këtë periudhë, likuiditeti ditor është më i rëndësishmi sepse transportuesit, për të kryer aktivitetin e tyre, duhet të kenë burime parash për të dalë në rrugë, për të regjistruar automjetet, për të marrë kartona jeshile, etj. Rigjallërimi i të gjithë ekonomisë, përmirësimi i pagesës së taksave do të jetë një parakusht për mbijetesën e shumë transportuesve”, tha Muratovska.

Sipas transportuesve, ata aktualisht punojnë me 60 deri në 70 për qind të kapacitetit, por, siç thotë ai, ka nga ata që punojnë me 100 për qind, dhe që transportojnë ilaçe dhe ushqime.

Masat e miratuara nga Qeveria, ndër të tjera, parashikojnë mbështetje të vazhdueshme për pagimin e pagave. Masa e paralajmëruar për ndihmë për pagimin e pagave do të zbatohet gradualisht në përputhje me rënien e të ardhurave të ndërmarrjeve, do të llogaritet për periudhën nga prilli deri në gusht të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. sn/

Ngjarja paraprake

Patriotizmi është streha e fundit e një poshtërimi

Ngjarja e ardhëshme

Janë sanksionuar 374 shoferë në Shkup, nga të cilët 92 për tejkalimin e shpejtësisë, 27 për motoçiklistë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian