Për të gjithë kuriozët: Sa vota arriti të merrte Kanye West?

Orët e fundit, kur ende nuk e dinim kush ishte presidenti i ardhshëm i SHBA’së, diçka e kishim të sigurt, që ai nuk do të ishte Kanye West. Reperi shpalli kandidaturën e tij muaj më parë, me partinë e krijuar nga ai, të quajtur “Birthday Party”.

43-vjeçari ka pranuar se “Birthday Party” mblodhi vetëm 60,000 vota nga rreth 160 milionë.

Por karriera politike e West nuk ka mbaruar akoma. Ai shkroi në Twitter “Kanye 2024” këtë javë, duke sinjalizuar një kandidim tjetër në zgjedhjet e ardhshme.

Në këtë përpjekje të parë presidenciale, West u shfaq në fletët e votimit në 12 shtete, duke humbur afatin e regjistrimit në shumicën e të tjerave. Ai mblodhi më shumë vota – 10,188 – në Tenesi, një shtet që favorizon zakonisht kandidatët republikanë.

Kur West njoftoi kandidaturën e tij në korrik, kishte thënë se platforma e tij ishte modeluar nga Wakanda, mbretëria e trilluar nga Black Panther.

Dhënia fund e brutalitetit të policisë ishte një përparësi, tha ai për Forbes në një intervistë, ashtu siç ishte pastrimi i kimikateve “nga deodoranti ynë, pasta jonë e dhëmbëve” dhe ishte përqendruar në mbrojtjen e Amerikës me “ushtrinë e saj të madhe”.

Pse partia u quajt “Birthday Party”?

“Sepse kur fitojmë, është festa e ditëlindjes së të gjithëve,” tha ai.

Por kandidatura e West ishte subjekt i shumë kritikave  dhe shqetësimeve për shëndetin e tij.

West më vonë filloi të qante kur fliste për abortin, duke thënë se prindërit e tij pothuajse e abortuan dhe se ai kishte dashur të abortonte vajzën e tij të parë, North.

Reperi zbuloi vitin e kaluar se ai kishte çrregullim bipolar dhe gruaja e tij, Kim Kardashian West, postoi në mediat sociale duke thënë se kërkonte “dhembshuri dhe ndjeshmëri” për West “fjalët e të cilit ndonjëherë nuk përputhen me qëllimet e tij”.

Ngjarja paraprake

Reagimi i gruas së Bidenit pas zgjedhjes së tij president

Ngjarja e ardhëshme

Cila kreh më mirë? Dy shoqet parukiere rrihen dhe shkulen prej flokësh në Tiranë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian