Për shkak të punimeve të asfaltimit mbyllet një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të punimeve të asfaltimit, një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura.

“Prej ores 07:30 deri në ora 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri të udhekryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjetër prej  udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri të udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni të Pishat)”, njofton komuna.

Komuna lut qytetarët qe qarkullimin ta planifikojnë bazuar në ketë informate dhe duke shfrytëzuar rrugët alternative.

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë

Ngjarja e ardhëshme

Horoskopi 20 tetor 2020, ja parashikimi i yjeve për ju

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian