per shkak te iftarit nxenesit e dy shkollave te mesme ne tetove ikin nga mesimi 67d325a0c8c99

Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi

March 13, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 13 mars – Ndodh edhe kjo! Nxënës të dy shkollave të mesme në Tetovë, gjimnazit dhe shkollës ekonomike, kanë ikur nga orët mësimore që ta arrijnë kohën e iftarit në shtëpi. Përveç kësaj, në redaksinë e Televizionit 21 kanë ardhur video që tregojnë se në mësim kanë munguar edhe nxënës në shkollën e mesme të mjekësisë. Nazmi Dauti nga sektori komunal për arsim na tha se në asnjë rast, ky sektor apo shkollat, nuk kanë lejuar që të ketë shkurtim të orëve apo lirimin e nxënësve nga shkolla. Bëri apel që të ndiqet mësimi dhe të mos ikin shkaku i iftarit.

“Shkollat e mesme kanë bërë një adaptim të orarit që në kohën e iftareve të mund të jetë i zgjatur pushimi i gjatë dhe assesi të ndërpritet procesi edukativ-arsimor, qoftë me fe, qoftë me ligj, pasi që edhe fjala e parë e zbritur nga Zoti është fjala “Ikre” – “mëso dhe lexo në emër të Zotit tënd”, kështu që u bëj apel dhe prindërve, pasi që kishin bërë paralajmërime për bojkot të procesit arsimor, prindërit dhe nxënësit duhet të dinë se nuk mund të bojkotohet gjëra më hyjnore”, tha Nazmi Dauti – Sektori për Arsim-Tetovë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mickoski pret ne takim ambasadorin meidani biseduam per projektet perfituese per qytetaret 67d32595c2c65
Story i mëparshëm

Mickoski pret në takim ambasadorin Meidani: Biseduam për projektet përfituese për qytetarët

pse nuk je ne liste rudina hajdari i kerkova berishes qe te mos jete kandidat per kryeminister 67d32b0151b09
Story i radhës

Pse nuk je në listë?/ Rudina Hajdari: I kërkova Berishës që të mos jetë kandidat për kryeministër

Të fundit nga

ShkoLartë