Për shkak të depërtimit të ujit në klinikë, mbetet jashtë funksionit aparatura e radioterapisë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se aparatura e Radioterapisë për momentin është jashtë funksionit. Kjo për shkak të reshjeve të shumta atmosferike dhe depërtimit të ujit në bodrumin e Klinikës së Onkologjisë.

Sipas njoftimit, ekipet e Klinikës së Onkologjisë, bashkë me sektorin teknik dhe atë të pajisjeve mjekësore të QKUK-së, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme duke ç ‘kyçur nga puna aparaturën e radioterapisë, me qëllim të parandalimit të pasojave të pa paparashikueshme.

Në ndihmë kanë ardhur edhe ekipi zjarrfikësve dhe shërbimeve komunale të cilët kanë asistuar gjatë gjithë kohës. Aparatura e radioterapisë për momentin është jashtë funksionit, kurse shërbimet e tjera në Klinikën e Onkologjisë po ofrohen normalisht”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ekipi i kontraktuar për mirëmbajtje të aparaturës mjekësore është duke analizuar situatën e aparaturës së radioterapisë dhe bazuar në vlerësimin final dhe testimet e nevojshme, Kolegjiumi i Klinikës së Onkologjisë do të dalë me rekomandime, se si do veprohet më tutje me trajtimin e rasteve në radioterapi.

Të gjithë pacientë e planifikuar për radioterapi janë njoftuar përmes telefonit në lidhje me situatën e krijuar dhe do të mbahen të informuar”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Iu bashkua ushtrisë ukrainase, vritet nga forcat ruse modelja dhe snajperistja

Story i radhës

Gjashtë medalje të fituara, Kosova përfundon pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare

Të fundit nga