Për shkak të Coronës takimet e liderëve të BE përsëri përmes video-konferencave

Kreu i Këshillit të Evropës Sharl Mishel ka thënë se liderët e 27 vendve anëtare kanë vendosur që punën ta vazhdojnë në dritën e valës së re të infeksioneve me virusin Corona në Evropë, shkruan “Politika”, transmeton “Bota sot”.

“Situatë u komplikua, do të akordohemi si të vazhdojmë të punojmë. Video-konferencat janë të mira, por kanë kufizime kur janë në pyetje debatet e ndjeshme”, tha Mishel.

Sharl Misheë në ditën e dytë të samitit të liderëve të BE 27 vendeve të BE-së në Bruksel ka konstatuar se dy anëtar të Këshillit të Evropës janë detyruar të braktisin takimin për shkak të kontakteve me personat e infektuar, ka njoftuar Tanjug.

Ai ka shtuar se ishte samiti i liderëve të BE-së që ka kërkuar “shtimin e kujdesit” në rrethanat aktuale, por edhe të tillë që janë angazhuar që takimet e niveleve të larta të BE-së të mbeten fizike për shkak të vendimeve më efikase në arritjen e konsensusit.

Ngjarja paraprake

Enver Tahiraj – lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës

Ngjarja e ardhëshme

Pandemia COVID-19 ndikon në rritjen e përgjegjësisë së bizneseve ndaj shoqërisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian