Për shkak punimeve në rrugën Kërçovë-Ohër pasnesër ndërprerje e përkohshme e komunikacionit afër Vërbjanit

Shkup, 4 tetor 2020 (MIA) – Në aksin rrugor Kërçovë-Ohër afër fshatit Vërbjan, pasnesër (e martë) për shkak punimeve në rrugë (minim) në periudhën mes orës 12 dhe 15, komunikacioni do të ndërpritet 10-15 minuta, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. sn/

Ngjarja paraprake

Fillon festimi i Javës botërore të Gjithësisë

Ngjarja e ardhëshme

Armenia bombardon qytetin dhe fshatrat në Azerbajxhan

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian