Për shitjen e Braithwaite në Ligën Premier, Barcelona e arrin marrëveshjen

Martin Braithwaite pritet të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi danez ka bërë paraqitje shumë të mira në Kampionatin Evropian dhe ofertat nuk po mungojnë në drejtim të tij.

Barcelona ka arritur marrëveshje me skuadrën angleze West Ham United për shitjen e sulmuesit.

West Ham është pajtuar të paguajë 15 milionë euro në drejtim të gjigantit katalunas për t’i marrë shërbimet e Braithwaite.

Megjithatë klubi anglez vazhdon të negociojë me agjentin e lojtarit për kushtet personale të tij.

Ditë më parë agjenti i tij tha se Braithwaite është i lumtur në Barcelonë dhe nuk e mendon largimin.

Por vet klubi katalunas është gati ta shes atë pasi është në nevojë për të hyra financiare. 

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës

Ngjarja e ardhëshme

Shenjat që pritet të gjejnë dashurinë gjatë muajit gusht

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian