Për rastin “Dhuna në Qendër” sot pritet aktvendim

Shkup, 29 shtator 2020 (MIA) – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të shqiptohet aktvendimi për ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski për rastin “Dhuna në Qendër”.

Në këtë rast i akuzuar është edhe ish kryeministri Niolla Gruveski, i cili është arratisur në Hungari.

Të akuzuarit në “Dhunën në Qendër”, akuzohen për nxitje të dhunës gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Prokurorja Fatime Fetai në fjalën e saj përmbyllëse kërkoi nga Gjykata që të ndëshkojë nxitësit e dhunës para Komunës Qendër, Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski, me qëllim që të parandalojë të gjithë të tjerët nga qëllimet e tilla në të ardhmen.

Si kryerës të veprimeve para Komunës Qendër më 7 dhe 10 korrik 2013, gjykatësi Dushko Josifoski i shpalli fajtorë Aleksandër Trajkovski, Darko Stojcevskin, Dimçe Kërstevin, Vangel Trifunovskin dhe Trajçe Petkovskin.

Prokuroria hoqi dorë nga përndjekja e Danela Rangellovës, Milan Andonovskit dhe Borçe Bogdanovskit.

Paraprakisht për rastin fajin e kanë pranuar i akuzuari i katërt Tomislav Lazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe u dënuan me kusht, ndërsa për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev zhvillohet procedurë e ndarë.

Seanca e parë për lëndën u mbajt më 12 dhjetor të vitit 2016. sn/

Ngjarja paraprake

Besimi: Ribalanci i buxhetit deri në fund të javës, mjetet do të orientohen aty ku do të kontribuojnë në aktivitetin ekonomik

Ngjarja e ardhëshme

Disa pjesë të komunave Karposh dhe Sopishtë nesër pa energji elektrike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian