Për një vlerë dhe narrativ ndryshe në politikën e jashtme ose diplomacinë e Kosovës…

Pjesa finale, kolokfiale, suplementare, profesionale, intelektuale ose intelegjente e politikës së lartë ose diplomacisë, bëhen ose zhvillohen pas quintave ose kulisave të ndryshme. Gjegjësisht, pa prezencën e mediave ose opinionit të gjërë publik.

Pjesa tjetër ndërkaq, i takon skeqit, dramës ose teatrit.

Se këndejmi, duke i ruajtur, kultivuar, avansuar dhe afrimuar mardhëniet ose raportët e tyre me mediat e shkruara dhe elektronike, politikanët dhe diplomatët e kalifikuar, profesional, intelektual dhe intelegjent, i sigurojnë distancën dhe pavarësinë e tyre institucionale, intelektuale dhe profesionale së bashku me kohezionin, respektin dhe besimin e tyre global ose universal, gjegjësisht, individual ose kolektiv.

Politologët e specializuar dhe kompetent, e shohin dhe konsiderojnë krucial, jetik, ambivalent, ekuivavalent dhe polivalent, rolin, narrativin, fuksionin, misionin dhe institucionin e një diplomati (kryediplomati), politikani ose lideri të lartë  intelektual, profesional dhe intelegjent në uljen e gjakrave ose tensionëve të ndryshme, si dhe në shtensionimin, përafrimin dhe moderimin e qëndrimeve, pikëpamjeve, konceptëve, përceptimëve dhe disonancave të ndryshme (kognitive, linguistike, teorike, taktike, strategjike etj.) në kohë krizash, acarimesh ose tensionësh të ndryshme ndërshtetrore, ndërnacionale, ndërkombtare etj.

Ka kohë që politikës së jashtme ose diplomacisë së Kosovës, sikur iu mungojnë si të thuash konceptët, definicionët, idetë, teoritë, vizionet, narrativat, elementët, instrumentët dhe komponentët e njohura suplementare, interaktive, interpolare, multipolare, strategjike, gjeopolitike, koherente, dinamike, lucide, subtile, sublime, relevante etj.

Kjo për shkak të reflektimëve, penetrimëve, influencave dhe interferimëve të ndryshme eksterne, eksplikative ose interaktive nga brenda dhe jashtë Kosovës në politikën dhe diplomacinë e Kosovës.

Dhe, jo në mungesë vlerash dhe kualitetësh të njohura shkencore, profesionale, intelektuale ose intelegjente të Presidentes Osmani, Kryeministrit Kurti, Kryediplomates Gërvalla etj., të cilët kanë për qëllim ngritjen (projektimin), shquarjen, afirmimin dhe artikulimin e politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, profesionale, kualitative, koherente, dinamike, kompetente, profesionale, intelegjente, intelektuale, shkencore ose akademike. Respekt.

Jetojmë në shekullin ose epokën e re të drtitës, edukatës, kulturës, etikës, estetikës, moralit, integrimit, koperimit, emancipimit dhe disciplinës së njohur shkencore ose humaniste….

Ndaj, politologët ose shkencat politike, e konsiderojnë diplomacinë si njerën prej artëve ose disciplinave më të ngritura, më të avansuara, më të privilegjuara ose kompetente për zhvillimin, evolucionin ose afirmimin e njohur kolokfial, kualitativë, kontemplativë, koherent dhe afirmativë të marëdhënieve ose raportëve të gjithëmbarëshme ndërshtetrore, ndërnacionale, ndërqeveritare, botërore ose ndërkombtare.

Me fjalë tjera, politika e jashtme ose diplimacia moderne dhe postmoderne, kanë njohur ose pësuar ndryshime, zgjerime, reforma ose transformime të thella esenciale ose substanciale edhe në fusha ose disciplina tjera politike, ushtarake, tregtare, ekonomike, shkencore, akademike, pedagogjike, industriale, teknologjike etj.
Ndaj, edhe sloganet, recidivet ose metodat e njohura klasike, kuantitative, pllakative, ataviste, hegjemoniste, ekspanzioniste ose miltariste të politikës dhe diplomacisë “bipolare, bllokiste, paktiste, imperiale, borxheze, skllavopronare, feudaliste, absolutiste, kolonialiste, gjysëmkolonialiste”etj., të ngjajnë paradoksale, reaksionare dhe anakronike pë kohën dhe rendin e ri botëror.

Politika dhe diplomacia e Kosovës, duhet të lirohen (çlirohen) nga shablonet, klishetë, diktatët, interferimet, ultimatumet ose monopolet e ndryshme nga brenda dhe jashtë Kosovës.

Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti, Kryeparlamentari Konjufca, Kryediplomatja Gërvalla dhe të tjerë, janë figura dhe personalitete të ngritura, intelegjente, intelektuale dhe akademike, me botë, vizion, moral, pedigre, narracion dhe kualitet të lartë profesional dhe patriotik, të cilët nuk duhet mbajtur vazhdimisht nën kontrollë ose monopol të brendshëm dhe të jashtëm.

Kosovës i nevojitët liria, pavarësia, autonomia, sovraniteti, ekskluziviteti, subjektiviteti, autenticiteti dhe integriteti shtetror, nacional, institucional, politik dhe diplomatik.

Një vlerë, gjak, narrativ dhe kualitet i ri në politikën dhe diplomacinë e saj.

Se këndejmi, në pajtim me konventat ose kodifikimet e njohura konzulare ose diplomatike të Vjenës me 1961 dhe 1964, si dhe në pajtim, sintoni, harmoni, kohezion, vokacion dhe rezonancë të plotë me ngjarjet dhe zhvillimët e sotme botërore ose ndërkombtare, politika e jashtme ose diplimacia në kuptimin e njohur kolokvial ose seminarik, është shkathtësi ose efikasitet intelektual dhe profesional i përzgjedhjes, modifimimit dhe moderimit (retorik ose oratorik) të fjalëve, termave ose shprehjeve të njohura shkencore, politike ose diplomatike për arritjen e qëllimëve ose interesave të larta individuale dhe kolektive, respektivisht, shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, ekonomike etj.

Ndaj, edhe kritika dhe filozofia e njohur shtetrore, nacionale, politike dhe diplomatike, në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose politologjike. Kjo për faktin se ato kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral.

Në këtë rrafsh, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar, ortodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të emancipimit dhe socializimit (risocializimit) real ose dialektikë në kuader të ‘tregut global” të vlerave dhe kapitalit botërorë ose ndërkombtar.

 Kjo mëse miri mund të vërehet në shtetet ose shoqëritë e ndryshme postmoderne ose neoliberaliste, ku e bukura, e dashura, e mençura, e vërteta dhe racionalja, bëhen konkubinë ose kurtizane të industrisë propagandistike, pushtetmbajtëse, politike ose diplomatike. Kundërshtare të çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore

Është teza e kulturës politike dhe diplomatike si ideologji shtetrore dhe nacionale, si kundërshare e rreptë, në shikim të parë-ndaj teorisë borxheze, skllavopronare, fedualiste, imperiale ose kolonialiste, me një tendencë të hetuehme ose tepër transparete, për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror, nacional, politik, diplomatik etj.

Në të kundërten, nuk mund të quhet diplomaci profesionale ose kompetente ajo kur, përballë gënjeshtrës së njohur serbe mbi Kosovën, idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër spekulative, ataviste ose anarkoteorike që e mbron, afirmon dhe justifikon të parën. E sidomos atëherë kur sinodi i kishës pravosllave të Serbisë e quan Kosovën si “Jerusalem të Serbisë”, apo “djep të kulturës dhe civilizimit serb” etj…!!!

P.S.

Siç dihet, që nga Antika e lashtë dhe deri me sot, ka patur procese, zhvillime, këmbime dhe komunikime të ndryshme zyrtate, politike, protokolare ose diplomatike në mes popujve, kombëve dhe shtetëve të ndryshme. Shënimet, stenogramet, protokolet, analet ose kronikat e ndryshme në këtë kontekst, na bëjnë të ditur mbi marëdhëniet ose raportët e ndryshme protokolare ose diplomatike në mes popujve dhe shtetëve të ndryshme të Lindjes së Vjetër ( si Kina, Egjipti, Asiria, Mesopotamia, Babilonia etj.), si dhe popujve ose vendëve të tjera në Antikë.

 Duke i veçuar këtu dokumentin e marrëveshjes paqësore në mes Ramzesit të Dytë të Egjiptit dhe sundimarit të Hetitëve, Hatushillit në shekullin XIII (13)-para epokë së Krishtit së bashku me Lidhjet ose marrëveshjet e njohura të Peloponezit, Delfit, kongresët ose marrëveshjet e njohura greko-përsiane, greko-romake (4OO vjet para Krishtit) dhe kështu me radhë.

Në këtë frymë ekskursive dhe diskursive u ngrit dhe projektua edhe paktika diplomatike në Romën e Laahtë-Antike, kur zgjedhësve e zëdhënësve (nunti ose nunci) dhe deputetëve të zgjedhur (legati) filluan t’u ipen udhëzimet ose instruksionet e para politike ose diplomatike. Metodat e Romës i mori dhe zbatoi edhe Bizanti sipas të së drejtës natyrore dhe historike mbi marëdhëniet ndërkombtare. 

Ndërkaq, për shkak të ndryshimit të hartave të njohura shtetrore, nacionale, politike, gjeografike ose gjeopolitike, si dhe të rritjes ose zgjerimit të fushëveprimt politik, diplomatik, tregtarë dhe ekonomik në kontinentin e vjetër evropian dhe më gjërë: U fillua me aplikimin e arkivave dhe dokumentacionëve diplomatike si dhe të dërguarëve (dërgatave) ose atashimëve të ndryshme konzulare ose diplomatike në mes shtetëve (qytetëve), mbretërive, perandorive ose principatave të ndryshme evopiane dhe të tjera në mesjetën e hershme dhe më vonë…

Kështu që përveç shtetëve të Mileti, Raguzës (Dubrovnikut), Venedikut, Milanos dhe Montovës, edhe shtetët, mbretërite ose principatat tjera, filluan me ngritjen dhe atashimin e diplomatëve dhe përfaqësive të ndryshme konzulare ose diplomatike tek popujt (kombët) dhe shtetët e ndryshme.

Ndërkohë që ngritja, themelimi ose konstituimi i shtetëve moderne ose bashkohore, në menyrë eksplicite ose implicite i solli edhe ndryshimet ose reformat (restaurimet) ose transformimet e njohura konceptuale ose metodologjike edhe në planin konzullar ose diplomatik. 

Kjo sidoms pas firmosjes së “Paqës së Vestfalisë” me 1648, si dhe Revolucionëve të njohura industriale dhe politike në Angli, Francë, SHBA-s, Gjermani, Itali etj.

Ndërkaq, me “Kongresin e Vjenës”(1815), su dhe me “Kongresin e Aachenit” me 1818, do filloi një etapë ose epokë e re në historinë e përgjithshme të politikës së jashtme ose diplomacisë botërore. Duke i nënkuptiar këtu edhe ngritjen ose themelimin e “Unionit Telegragik” me 1856, “Unionit Diplomatik” me 1874 dhe 1875, “Kongesin e Berlinit” me 1878 etj.

Përderisa, politikën dhe diplomacinë botërore të shekullit të kaluar (XX) do e karakterizojnë dy luftërat e mëdha botërore së bashku me ish “luftërat e ftohëta” si dhe një mori ngjarjesh, procesësh dhe zhvillimët të tjera hektike, turbulente, cvilitëse, korpulente, robuste, sfiduese, agresive, eklektike dhe tepër dinamike.

Gjatë asaj (kësaj) periudhe do i kemi edhe “Traktatin e Versajës” me 1919, ngritjen ose themelimin e Lidhjes (Ligës) së Kombëve” me 192O, të OKB-s me 1945, “Paktit të Natos”, Unionit Europian”(UE-s), ish “Traktatit të Varshavës” etj.  

U mor vesh se politika dhe diplomacia janë vazhdim i luftës me mjete ose metoda të tjera në kuptimin e asaj se në frontin e luftës, ju i shihni vetëm ushtarët ose luftëtarët e armatës (ushtrisë) kundërshtare ose armike dhe jo eprorët, komandantët ose strategët kryesor, ndërkaq, në fushën ose ‘frontin e luftës’ politike ose diplomatike, ju mund t´i shihni ose takoni vetëm udhëheqësit, komandantët ose strategët e ndryshëm ushtarak, politik ose diplomatik dhe jo armatën ose ushtrinë e tyre në prapavi.

Bota e sotme moderne ose bashkohore, nuk ka nevojë për të vërteta abstrakte, absolute, imagjinare ose fiktive, por vetëm për pyetje dhe të vërteta racionale dhe relative.

Për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka, ose me çdo gjë! 

Ndaj, diplomacia moderne ose bashkohore, parasegjithash njihet si afinitet, efikasitet ose shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë (kontinetal dhe interkontinetal).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aplikacioni Snapchat sjell vendndodhjen në kohë reale

Story i radhës

Gjukanoviq: Formimi i qeverisë së pakicës, opsioni më realist

Të fundit nga