Për një muaj, Prokuroria e Prizrenit ka ngritur 187 aktakuza

1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit gusht 2024, ka ngritur gjithsej 187 aktakuza kundër 244 personave, për raste të ndryshme penale.

Përmes një komunikate për media, ky institucion i ndjekjes ka bërë të ditur se në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave.

Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit Gusht, ka ngritur 170 aktakuza kundër 222 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ngritur 11 propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër gjashtëmbëdhjetë të miturve. Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohen tetë persona gjatë orëve të fundit në Tiranë, akuzohen për vepra të ndyshme penale

Story i radhës

Evropa përballet me sfida ekzistenciale për të rritur prodhimin, thotë një raport

Të fundit nga