Për nder të 28 Nëntorit, kryetari i Kamenicës bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me nënkryetarin Faton Jakupi, drejtorin e drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arianit Ibrahimi, kryetarin e OVL-UÇK, Milaim Limani, si dhe veteranë të tjerë nga Komuna e Kamenicës, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve për nder të festës së “28 Nëntorit-Ditës së Flamurit”.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se 28 Nëntori ngërthen në vete disa ngjarje historike për shqiptarët.

“Ditën e 28 Nëntorit e nisëm me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Kamenicë.

Bashkë me veteranë të UÇK-së e kolegë nga kabineti, nderuam veprën e dëshmorëve tanë në këtë datë ku ngërthehen disa ngjarje historike për shqiptarët anë e kënd botës. LAVDI!”, tha Kastrati.

Ngjarja paraprake

Partnerja e Nipse Hussle bën tatuazh portretin e reperit të ndjerë

Ngjarja e ardhëshme

Kosova ia pa sherrin pandemisë! Veç budalla mendon se pa lojtarë kryesorë mund të fitosh

të fundit nga