Për herë të parë ndodh që San Marino s’i humb dy ndeshje radhazi

Skuadra e San Marinos është mësuar të bëjë histori për shumë arsye të gabuara, por ata kanë vendosur një rekord të ri për të festuar tani.

Në ndeshjen me Gjibraltarin ata u ndanë me barazim në shtëpinë e tyre, kështu duke u bërë ndeshja e dytë me radhë pa humbje për këtë klub.

Kujtojmë se edhe ndeshja paraprake kundër Lihtenshtajnit ka përfunduar pa gola.

E veçanta këtu është se San Marino në dy ndeshjet e fundit i ka mbajtur fletët e pastra nga 150 ndeshjet e tyre të zhvilluara, prej të cilave 147 kanë rezultuar me humbje – me 669 gola të pësuara.

Ata tani kanë fituar pesë pikë në Ligën e Kombeve.

Ngjarja paraprake

NYT: Udhëheqësi i lartë i Al Kaidës është vrarë përmes një operacioni sekret në Iran

Ngjarja e ardhëshme

Barcelona gati të bëjë çmenduri për Ansu Fatin, kontrata e re e ofruar ka vlerë 10 milionë euro në sezon

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian