Për gjenocidin serb anti shqiptarë ekzistojnë dëshmi të pamohueshme

Kemi autorë me emër dhe mbiemër të cilët kanë publikuar të dhëna se Serbët i kanë ekzekutuar në mënyrat më mizore që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit shqiptarët, numri i tyre sipas këtyre të dhënave kalon mbi 500.000 shqiptarë të të gjitha moshave dhe të të gjitha gjinive, kryesisht popullatë civile, gra, fëmijë dhe pleq.

Kur i shtohet këtij numri edhe 500.000 shqiptarë tjerë të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre etnike për në Turqi, nga shteti serb, dhe aneksimi i trojeve të tyre nga shteti serb gjithashtu, mizoritë e fundit të Ushtrisë dhe policisë serbe kundër popullatës civile të pa mbrojtur shqiptare të Kosovës në luftën e fundit 1998/99, në të cilën humben jetën 15 000 shqiptarë kryesisht civil, pleq gra dhe fëmijë, në këtë luftë u dhunuan mbi 20.000 femra shqiptare, të gjitha krimet makabre të luftës të shtetit serb kundër shqiptarëve e kanë vetëm një emër të përbashkët GJENOCID.

Është tronditëse deri edhe në shkallë çmendurie kur dihet për gjithë këto mizori serbe kundër popullatës civile shqiptare dhe krimin e luftës të gjenocidit dhe deri me tani shteti shqiptarë, dhe se fundi shteti i Kosovës nuk e kanë marruar mundin për ta paditë shtetin e Serbisë për krimin e gjenocidit kundër shqiptarëve në Gjykatën ndërkombëtare penale për krime lufte të gjenocidit.

Madje, situatën e bënë edhe më të tmerrshme kur kihet parasysh fakti, se Serbia , jo vetëm që as njëherë nuk ka qenë e gatshëm për të kërkuar ndjesë për gjithë këto mizori dhe krime makabre kundër popullit shqiptarë, por orvatet edhe për t’i mohuar këto krime edhe pse Bashkësia ndërkombëtare është në dijeni për këtë gjenocid serb-anti shqiptarë.

Në anën tjetër është gjithashtu e tmerrshme se si Establishmenti politikë shqiptarë andej dhe këndej kufirit hesht ndaj një tragjedie kombëtare të cilën në mënyrë të organizuar dhe sistematike e ka zbatuar shtetit serb ndaj kombit shqiptarë, thuajse në të gjitha periudhat historike të tij.

Jo vetëm kaq ,por regjimi aktual në shtetin Amë Shqipërinë, për çdo ditë vendos marrëdhënie bashkëpunimi dhe marrëdhënie tjera miqësore dhe ndër shtetërore me shtetin serb, thuajse nuk ka ndodhur as gjë.

Në qoftë se kjo qasje nuk e merr trendin e merituar në kuptimin e ushtrimit të një padie kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare penale për krime lufte, për gjenocid kundër shqiptarëve, duhet ta pranojmë se këto krime do t’i harrojë historia e njerëzimit siç i ka harruar edhe në të kaluarën dhe ky do të jetë gabimi më i pa falshëm që do të mund ta bënim ndaj kombit tonë.

Ngjarja paraprake

Disa truke të vogla që ‘make up-i’ të qëndrojë i freskët gjithë ditën

Ngjarja e ardhëshme

Pensionistit francez i pritet qafa afër një kishe në Montpellier

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian