Për fëmijët me autizëm janë realizuar aktivitete përmes projektit “Arti, gjuha me të cilën flasim të gjithë”

Tetovë, 1 tetor 2020 (MIA) – Organizata joqeveritare “Purpura” nga Tetova dhe qendra e tyre e autizmit “Fluturo për jetë” gjatë kësaj periudhe po zbatojnë disa aktivitete në kuadër të projektit “Arti, gjuha me të cilën flasim të gjithë”. Bëhet fjalë për aktivitete të punës të psikologëve të punësuar dhe ngjarje për fëmijët me autizëm vizitues të qendrës.

“Aktiviteti kryesor i projektit ishte ekspozitë e 15 fotografive në Qendrën e Kulturës me temë Spektri i autizmit, të krijuar nga artisti Nevzat Bejtuli-Kica. Dominonin ngjyra e kaltër dhe mozaikët të cilët janë simbol i fëmijëve me autizëm. Një pjesë e projektit ishin duo-koncerti i Shkëlzen Pajazitit dhe Shkëlzen Baftijarit, stend ap komedi e aktorit Hashim Memishi. Nga aktivitetet e punës një pjesë e projektit ishte takimi rajonal i shoqatave dhe prindërve me fëmijë me autizëm nga shumë vende të Tetovës”, informojnë nga Qendra e Autizmit.

Prej atje paralajmërojnë se në periudhën e ardhshme do të organizohen edhe dy shfaqje teatrore në Qendrën e Kulturës.

Kjo qendër filloi me punë në qershor të vitit 2019, ku me fëmijët me autizëm punojnë psikologë të trajnuar. fc/

Ngjarja paraprake

UÇK është krenaria më e madhe e kombit shqiptar

Ngjarja e ardhëshme

Më 2 tetor mbërijnë në portin e Durrësit disa zjarrfikëse nga Italia

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian