Për 9 muaj u dhanë mbi gjysmë milion shërbime në QKUK, sfidë mbeten referimet nga spitalet rajonale

November 30, 2024
min lexim

Për nëntë muaj, mbi 500 mijë shërbime shëndetësore janë dhënë nga klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa sfidë mbeten referimet e pacientëve nga spitalet e rajonale, ka bërë të ditur drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari.

Ai ka thënë QKUK-ja është e stërngarkuar, pasi për këtë periudhë janë kryer 47 mijë vizita ambulantore dhe mbi 18 mijë ndërhyrje operative, ndërsa vizita diagnostike janë rreth 130 mijë.

“Qendra Klinike Universitare është e stërngarkuar, në bazë të statistikave 9 mujore që janë më të sakta ende nuk kemi një raport final, për 9 muaj janë marrë rreth gjysmë milion shërbime shëndetësore, rreth 47 mijë vizita ambulantore, janë rreth diku 18 mijë ndërhyrje operative, pastaj shto këtu rreth 130 mijë vizita diagnostike për vetëm 9 muaj, kështu që është një qendër e stërngarkuar, bëhet një punë e jashtëzakonshme edhe prej stafit të shëndetësor edhe prej stafit të infermierëve të cilët natyrisht kanë një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe sinqerisht janë vlerësues për krejt punën dhe angazhimin që bëjnë kështu që është një kapacitet i jashtëzakonshëm edhe i pacientëve që kërkojnë dhe marrin shërbime në nivel Klinike”, ka thënë Hajdari.

Si shqetësim Hajdari i sheh referimet nga spitalet rajonale të cilët e ngarkojnë më shumë QKUK-në. Përmend raste kur pacientët kërkojnë shërbime të cilat do të mund të kryheshin në nivelin primar.

“Shpesh herë e kam ngritur edhe më herët, referimet shpesh herë të rajonit të Prishtinës zakonisht janë direkte për shkak të mungesës së spitalit rajonal dhe shpesh herë kemi referime ndoshta jo korrekte ose të duhura, pasi që ato referime kanë mundur të trajtohen në nivelin primar, por si do që të jetë vullneti dhe angazhimi i stafit shëndetësor në nivel të Qendrës Klinike është i jashtëzakonshëm dhe edhe këto raste nuk kthehen mbrapa. Ta zëmë për trajtim por trajtohen në nivelin terciar, në këtë rast në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, u shpreh Hajdari.

Ai ka thënë se do të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse takime lidhur me referimet që mund të kryhen nëpër QKMF.

“Ne e kemi ngritur në institucione edhe në Ministrinë e Shëndetësisë natyrisht por edhe në nivel komunal, planifikojmë që të kemi takime të rregullta edhe me drejtorët e Shëndetësisë me nivel komunal që së paku të ketë një monitorim më të madh edhe më të vazhdueshëm të referimeve të cilat referohen, shpesh herë janë referime mbi bazën e informacioneve që kam prej specialistëve të fushave të ndryshme që janë referime jo të kota, referime të cilat kanë një mjek i mjekësisë së përgjithshme me trajtu në Qendrën Klinike, faktikisht në QKMF-të e atyre komunave. Mirëpo, kjo ndoshta me funksionalizimin e sistemit shëndetësor do ta pamundëson për shkak se pastaj dihet çështja e referimit edhe mundësitë pastaj të menaxhimit dhe përgjegjësisë qoftë edhe për referime jo adekuatë do të kenë një trajtim tjetër”, tha Hajdari.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komandanti i ushtrisë ukrainase dërgon forcat rezervë në dy pikat kritike të frontit

Story i radhës

Përplasja Xuxi-Kevin, ‘Vëllai i Madh’ ka një ndëshkim për të dy

Të fundit nga

Lazio e mposht Napolin në Kupën e Italisë

Lazio e ka fituar ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Italisë ndaj Napolit. Lazio triumfoi 3:1 në “Olimpico”. Zaccagni humbi penalltinë për vendasit në minutën e 21-të të ndeshjes, por
ShkoLartë