Për 8 muaj, 74 femra të mitura lindën foshnjet e tyre në QKUK

Janë gjithësej 74 femra nën moshën 18 vjeç, që brenda 8 muajve të fundit kanë kryer lindje në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në QKUK.

Sipas drejtorit të Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, aborte në 8 muajt e fundit të moshës nën 18 nuk ka pasur.

“Në 8 muajt e fundit kemi pasur 74 lindje nën moshën 18 vjeçare. Aborte artificiale në 8 muajt e fundit nën moshën 18 nuk kemi pasur”, ka thënë ai.

Ismaili thotë se përgjatë vitit 2020, kanë qenë gjithësej 13 lindje që kanë kryer femrat nën 16 vjeç.

“Aborte nën moshën 16 vjeçare në 6 muajt e fundit nuk kemi pasur. Lindje në vitin 2020 kemi pasur 13 lindje”, tha ai.

Ndërkohë që në muajin janar në Klinikën Gjinekologjike janë regjistruar 2 lindje, nga femrat nën moshën 16 vjeç.

Ndryshe, kohën e fundit dukshëm është vërejtur trendi i rritjes de lindjeve nën moshën 18.

Ngjarja paraprake

Kosova, gati për Rumaninë

Ngjarja e ardhëshme

Opozita shqiptare kundërthënëse për ligjin për rrogat,Gashi: Do ta kalojmë, Rexhepi: Do ta bllokojmë!?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian