Për 24 orë shqiptohen mbi 1000 gjoba

Për 24 orë shqiptohen mbi 1000 gjoba. Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.11.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Me këtë rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 380 gjoba, mes të cilave 59 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 30 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të pa regjistruara, 86 për parkim të parregullt dhe 31 për mosmbajtje të maskës.

Nga MPB-ja njoftojnë se edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, andaj edhe apelojnë deri të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat e komunikacionit me qëllim që të rritet siguria në trafik.

E gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar gjithsejtë 641 shkelje.

Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Ngjarja paraprake

Rusia regjistron mbi 19 mijë raste të reja me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

​Vazhdon sot programi i ditës së enjte për Superligën e Kosovës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian