​Për 20 ditë rreth 250 milionë të infektuar me Covid në Kinë

Rreth 250 milionë njerëz në Kinë mund të jenë infektuar me Covid-19 në 20 ditët e para të dhjetorit, sipas një raporti të brendshëm, raportuan Bloomberg News dhe Financial Times.

Shifrat e raportuara në media u prezantuan gjatë një takimi të brendshëm të Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës (NHC) të mërkurën, sipas të dy mediave – të cilat cituan burime që ishin pjesë e takimit.

Të premten, një kopje e asaj që supozohet se ishte shënimet e takimit të NHC-së u shpërnda në mediat sociale kineze mirëpo autenticiteti i dokumentit nuk është verifikuar.

Sipas këtyre mediave, vetëm të martën 37 milionë njerëz u infektuan me Covid-19 në të gjithë Kinën. Shifra ishte në kontrast dramatik me numrin zyrtar prej 3,049 infeksionesh të reja të raportuara atë ditë.

Financial Times tha se ishte Sun Yang – zëvendësdrejtor i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve – që ua prezantoi shifrat zyrtarëve gjatë takimit me dyer të mbyllura, duke cituar dy persona brenda takimit.

Sun shpjegoi se shkalla e përhapjes së Covid në Kinë ishte ende në rritje dhe vlerësoi se më shumë se gjysma e popullsisë në Pekin dhe Sichuan ishin tashmë të infektuar, sipas Financial Times.

Vlerësimet pasojnë vendimin e Kinës në fillim të dhjetorit për të hequr masat e saj të rrepta zero-Covid, të cilat kanë qenë në fuqi për gati tre vjet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Barrikadat në Veri: KFOR-i kërkon zgjidhje me dialog, deputetë “humbin” durimin me të

Story i radhës

‘Shpërthejnë’ komentet ndaj Albina Kelmendit: Ndau burrin nga gruaja e knej thirrje mos mu nda

Të fundit nga