pentagoni po punon me agjenci te tjera amerikane per te nderprere qasjen e rusise ne teknologji 66e3f5656e117

Pentagoni po punon me agjenci të tjera amerikane për të ndërprerë qasjen e Rusisë në teknologji

September 13, 2024
1 minut lexim

Pentagoni po punon ngushtë me agjencitë e tjera qeveritare të Shteteve të Bashkuara për t’i mohuar Rusisë çdo mundësi për të marrë teknologjinë amerikane për armët e saj, duke përfshirë edhe anashkalimin e sanksioneve.

Këtë e ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Patrick Ryder.

“Sigurisht, ne nuk duam të shohim teknologjitë amerikane që përdoren (nga rusët) në vende si Ukraina – kundër qytetarëve ukrainas”, tha përfaqësuesi nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.

Ai vuri në dukje se Pentagoni ndërvepron me strukturat e tjera të qeverisë amerikane, veçanërisht me Departamentin e Tregtisë, në mënyrë që komponentët e prodhuar nga Amerika të mos shfaqen në armët e përdorura nga kombet e sanksionuara, si Rusia.

Departamenti i Mbrojtjes “do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët tanë ndërinstitucional për të parandaluar” që teknologjia amerikane të bëhet pjesë e armëve të Rusisë, siguroi zyrtari i Pentagonit.

Siç u raportua më herët, Komisioni i Senatit të SHBA për Sigurinë e Brendshme dhe Çështjet Qeveritare mbajti një seancë dëgjimore me temën “Teknologjia e kompanive amerikane që furnizon makinerinë ruse të luftës”. Ligjvënësit dhe zyrtarët qeveritarë kanë diskutuar mënyrat për të penguar aftësinë e Rusisë dhe vendeve të tjera për të anashkaluar sanksionet.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

situate apokaliptike ne shkoder reshjet e dendura te shiut rrezojne pemet dhe shkaterrojne automjetet 66e3ee5e8de64
Story i mëparshëm

Situatë apokaliptike në Shkodër, reshjet e dendura të shiut rrëzojnë pemët dhe shkatërrojnë automjetet

si spacex ndertoi nje kostum te ri hapesinor per shetitjen e pare private te polaris dawn 66e3f708a70fd
Story i radhës

Si SpaceX ndërtoi një kostum të ri hapësinor për shëtitjen e parë private të Polaris Dawn?

Të fundit nga

Alpi gjendet shëndoshë dhe mirë

Alpi i cili ishte raportuar i zhdukur është gjetur shëndoshë e mirë. Për kërkimin e Alpit ishin angazhuar njësiti K-9 i Policisë, FSK-ja, ekipe të kërkim shpëtimit dhe shumë qytetarë. Ende nuk
ShkoLartë