Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se rreth 20 për qind e forcave ruse që ishin tërhequr nga rrethi i Kievit, janë drejtuar në Bjellorusi, gjatë 24 orëve të fundit.
Ai tha se vlerësimi i Pentagonit është se rusët do t’i furnizojnë trupat ushtarake dhe ndoshta do t’i ripozicionojnë diku tjetër në Ukrainë, teksa shtoi se në këtë fazë, ripozicionimi i forcave ruset nuk po bëhet më ndonjë speficikë, shkruan CNN.
Tutje, Kirby tha se nëse Rusia është në lidhje me pretendimet për de-përshkallëzim, ata duhet t’i çojnë trupat e tyre në garnizon e tyre në Rusi.
Ai shtoi se forcat ruse janë ende duke e sulmuar Kievin me sulme ajrore, bombardime e zjarr artilerie.