Pensionet për muajin dhjetor do të paguhen nga data 27

Shkup, 20 Dhjetor – Qeveria në seancën e sotme të 112-të mori vendim që pagesa e pensioneve të dhjetorit të fillojë nga 27 dhjetori i vitit 2022.

 

Qeveria u rekomandoi bankave që të sigurojnë pensionet përmes bankomateve nga kjo datë.

Për pensionistët që nuk përdorin kartela, bankat mund të sigurojnë para të gatshme në katër grupe edhe atë sipas lartësisë së pensioneve.

Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.12.2022

Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.12.2022

Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.12.2022

Për pensionet mbi 18.001 denarë pagesa duhet të bëhet më 30.12.2022.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Policia kontrolle të shumta në disa banesa në qytetin e Peqinit, dyshohet se fshihen persona të shumëkërkuar nga drejtësia

Story i radhës

LIGA ENBL/Sigal Prishtina merr fitoren e parë, mposht Zielona Goran

Të fundit nga