Pendarovski-SPGPM: Mbështetje e nismës që sulmet e gazetaravë të trajtohen si vepra penale

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me  përfaqësuesit e  Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM) me të cilët ka biseduar për gjendjen me lirinë e mediave, organizimin sindikal dhe për kushtet në të cilat punojnë gazetarët dhe punonjësit mediatik.

“Ishte diskutuar për çështjet  të cilat janë të nevojshme  të rregullohen në lidhje me të drejtat e punës së gazetarëve dhe punonjësve mediatik, si dhe për mundësimin e kushteve adekuate  për gazetarët lirshëm ta kryejnë punën e tyre, duke e marrë parasysh atë që liritë mediatike ende mbesin sfidë për të cilën nevojitet angazhim i të gjitha palëve të prekura me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve afatgjate”, informon Kabineti i presidentit.

Në takim është biseduar edhe për punën e gazetarëve dhe punonjësve mediatik në kushte të KOVID-19, me ç’rast është theksuar se  të gjitha institucionet, organizatat dhe kompanitë të cilat i ftojnë mediumet  në ngjarje duhet të sigurojnë kushte adekuate që ato ta kryejnë punën e tyre.

Përfaqësuesit e SPGPM-së e kanë informuar presidentin për nismën në të cilën punojnë së bashku me  organizatat tjera relevante mediatike  për ndryshim të dispozitave në Kodin penal,  me qëllim që sulmet mbi gazetarët dhe punonjësve mediatik të hulumtohen sipas detyrës zyrtare.

Presidenti Pendarovski ka dhënë mbështetje për ndryshimet e tilla me të cilat do të mundësohet sulmet  mbi gazetarët dhe punonjësit mediatik të trajtohen si vepra penale. sa/

Ngjarja paraprake

Pjesa e parë: Pa gola në ‘Bajram Aliu’, një penallti e anuluar

Ngjarja e ardhëshme

Rrugët “Vera Jociq” dhe “Georgi Dimitrov” nesër pa ujë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian