Pendarovski shpreh ngushëllime pas tërmetit në Izmir

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar pas tërmetit 6,6 ballësh që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ngushëllime popullit turk për tragjedinë e tmerrshme të shkaktuar nga tërmeti në afërsi të Izmirit. Disa jetë njerëzore u shuan, mbi dyqind persona u plagosën ndërsa dëmi material është i madh”, u shpreh presidenti Pendarovski në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu shprehi ngushëllime edhe për Greqinë fqinje, duke rikujtuar se edhe në Greqi janë regjistruar humbje jetësh, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.

“Në mendjet tona janë të gjithë ata që kanë humbur anëtarët e familjes dhe të dashurit e tyre”, theksoi Pendarovski.

Ngjarja paraprake

Keni bërë plane për fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit

Ngjarja e ardhëshme

Muriqi befason me vizitë Ambasadoren e Kosovës në Itali

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian