Pendarovski: Pandemia, shembull për rreziqet nga dezinformatat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në konferencën “Informacione kundër dezinformimit”: Ndërtimi i rezistencës drejt praktikave dezinformuese në rrethimin post-Kovid në Maqedoninë e Veriut” në organizim të Këshillit Euroatlantik, përcjell TV21.

Pendarovski theksoi se pandemia ka dhënë shembull konkret për pasojat nga dezinformimi, duke shtuar se fushata të ndryshme për dezinformim kanë dëmtuar menaxhimin e gjendjes me Covid-19.

“Pandemia konkretisht na tregoi se çfarë probleme mund të shkaktojnë dezinformatat. Në nivel global, jo vetëm tek ne, e ashtuquajtura infodemi e ashpërsoi debatin publik në lidhje me këtë çështje, objektivisht e zvogëloi efikasitetin e masave dhe politikave për ballafaqim me pandeminë, rriti hezitimin e njerëzve për vaksinimin dhe përfundimisht u vendos skena për shfaqjen e teorive konspirative për luftëra biologjike me të cilën gjoja duan ta zvogëlojnë popullsinë e botës, për vendosje të çipave dhe kontroll përmes vaksinave nga ana e qendrave të fuqive botërore”, tha presidenti Pendarovski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tabaku paralajmëron padi për zyrtarët e lartë: Rruga e butë ka përfunduar në këtë komision

Story i radhës

Turkey (Unintentionally) Builds Case for Bitcoin as It Plans to Convert Citizens’ Gold to Lira

Të fundit nga