Pendarovski nuk nënshkruan Dekretin për legalizimin e objekteve pa leje

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, se ka vendosur që të mos nënshkruaj Dekretin për shpalljen e Ligjit për konfirmimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuar pa leje.

“Në bazë të nenit 75, paragrafi 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në lidhje me nenin 38, paragrafi 2 nga Ligji për Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ju njoftojnë se kam vendosur të mos e nënshkruaj Dekretin për shpalljen e Ligjit për konfirmimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, të cilin Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ka miratuar në seancë më 11 maj 2021. Vendimi im që të mos e nënshkruaj Dekretin e solla mbi analizë të detajuar të tekstit të Ligjit, gjatë së cilës kam konfirmuar se teksti në Ligjin është në kundërshtim me disa nga vlerat themelore të Kushtetutës, si dhe dispozitat kushtetuese të cilat dalin ose janë në lidhje me vlerat themelore të Kushtetutës. Po ashtu vlerësoj se teksti i Ligjit nuk ka justifikim shoqërore, gjegjësisht nuk është drejtim të mbrojtjes dhe promovimit të interesit publik që është detyra themelore e çdo institucione të pushtetit publik”, thuhet në komunikatën me shkrim të kabinetit të Pendarovskit.

Ngjarja paraprake

Arsyet më të shpeshta pse gratë vendosin të mos martohen

Ngjarja e ardhëshme

Interesim për të drejtat e njeriut apo për shtrimje të ndikimit rus në Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian