Pendarovski: Në kushte të pandemisë arsimi dhe shkenca bëhen ende më të rëndësishme

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në konferencë onlajn përkushtuar arsimit të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me temën “Vlerat e përbashkëta, aftësitë dhe zhvillimi i qëndrueshëm”. Konferenca është mbështetur nga Shërbimi gjerman për këmbim akademik – DAAD.

“Kjo platformë për këmbim të ekspertëve midis tre shteteve, e cila është mbështetur nga Shërbimi gjerman për këmbim akademik – DAAD, vjen në kohën e vërtetë. Në kushte të pandemisë, vlera e arsimit të lartë dhe shkencës bëhet ende më e rëndësishme, jo vetëm në ballafaqimin me pasojat, por edhe në disenjimin e shoqërive tona mbi bazat e qëndrueshme për të ardhmen. Që të mund të orientohemi drejt ekonomisë së gjelbërt dhe inkluzive, teknologjisë së pastër, energjisë së ripërtërirë, e domosdoshme është të zhvillojmë partneritet të fuqishëm midis bartësve të vendimeve, bashkësisë akademike dhe shkencore dhe sektorit të biznesit. Ndërsa, parakusht për atë punë kërkon ndërtimi i besimit të ndërsjellë midis faktorëve të rëndësishëm”, tha presidenti në fjalim.

Kumtoi se vetëm para katër ditëve me Kombet e Bashkuara e nënshkruajtëm Korrnizën për bashkëpunim të zhvillimit të qëndrueshëm për periudhën e viteve 2021-2025, e cila ka për qëllim t’i mbështesë përpjekjet për standard jetësor më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë, zhvillimin inkluziv dhe të gjelbër, qasjen universale deri te shëndetësia, arsimi dhe mbrojtja sociale, aksioni klimatik ambicioz, rezistenca ndaj katastrofave dhe qeverisja e përmirësuar e të drejtës dhe shkallës shumë më të lartë të qeverisjes të së drejtës.

“Përpjekjet tona nacionale për zhvillim të qëndrueshëm janë harmonizuar me qëllimin tonë të rëndësishëm të jashtëm politik – anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Republika e Maqedonisë së Veriut meriton dhe është e gatshme t’i fillojë negociatat inkuadruese për anëtarësimin në Union dhe atë prej kohës së kryesimit gjerman. Integrimi i vendit tonë në Union, por edhe i vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, është në interes të sigurisë rajonale dhe prosperitetit. Bllokimi eventual ose anulimi i fillimit të negociatave do të ishte gabim i madh ose mossukses i madh, para se gjithash, i Bashkimit Evropian dhe kryesimit gjerman, i icli është aq shumë i angazhuar në mbështetje të perspektivës evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Dhe e fundit, por gjithsesi jo edhe më pak e rëndësishme, rrjedha e tillë negative do të ndikojë në stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit”, theksoi Pendarovski dhe shtoi se jetojmë në një periudhë kur të gjtihë ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale jo vetëm për ballafaqim me pasojat e pandemisë por edhe për disenjim të shoqërive tona në pajtim me parimet e qëndrueshmërisë, dhe në pajtim me praktikat evropiane më të mira.

Vlerësoi se zhvillimi i qëndrueshëm nuk është vetëm plan plotësues për shtetet tona, rajonin tonë dhe Evropën. Agjenda 2030 është obligim për gjeneratën tonë, tërësisht ta shfrytëzojnë potencialin njerëzor që të lënë botë më të mirë për gjeneratat e ardhshme. Rol të rëndësishëm në atë proces kanë pikërisht universitetet të cilat duhet t’i edukojnë të rinjtë tanë dhe ta kanalizojnë energjinë e tyre dhe kreativitetin drejt qëllimit përfundimtar: zhvillim i qëndrueshëm për shoqëri të qëndrueshme.

Këto, siç shtoi, janë vetëm disa nga argumentet pse e mbështes këtë projekt për arsim të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ngjarja paraprake

Blizzard lançon ekspansionin Shadow Lands në World of Warcraft

Ngjarja e ardhëshme

Tokio 2020, rimbursohen biletat për ata që nuk kanë mundësi ta ndjekin vitin e ardhshëm!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian