Pendarovski: Maqedonia nuk mund të detektojë dron, hapësirën tonë ajror e ruajnë shtete tjera

1 minut lexim

Presidenti i Maqedonisë së Veriut për Top Tema u shpreh se për rrëzimin e dronit nga Ukraina në Kroaci, krahas hetimit kroat edhe NATO po heton rastin.

“Padyshim që droni ka ardhur nga Ukraina, por nuk e dimë se kush e ka dërguar duke marrë parasysh se nuk e dimë momentalisht kush po e zotëron Ukrainën”, u shpreh Pendarovski.

Pendarovski theksoi se droni është më i vogël se avionët e vogël luftarak dhe fluturon ulët.

“Maqedonia e veriut ka sistem, megjithatë nuk janë të mjaftueshme. Hapësirën tonë ajror e sigurojnë shtete tjera me sisteme më të mira. Maqedonia e Veriut nuk mund të detektojë një dron të tillë”, tha Pendarovski

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Paralajmërohet pezullimi i Rusisë në FMN dhe Bankë Botërore

Story i radhës

Nuk respektuan vendimet e Qeverisë, ministri Bekteshi tregon sa subjekte janë dënuar

Të fundit nga