Pendarovski i shkruan Zelenskit: Lufta u kthye në tokën evropiane, BE-ja të pranojë Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dërguar një letër presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në të cilën shpreh mbështetjen për popullin ukrainas dhe ka uruar presidentin Zelenskyy për kandidaturën e tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Ukrainasit kanë dëshmuar me vepra konkrete se i përkasin familjes evropiane dhe janë të gatshëm të hedhin hapat e parë drejt fillimit të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Si një mbështetës prej kohësh i idesë së një Evrope të Bashkuar, jam plotësisht i bindur se sot, kur lufta u kthye në tokën evropiane, Unioni duhet të marrë vendime të rëndësishme politike, në mënyrë që procesi i zgjerimit të mos ndalet në Ballkanin Perëndimor por do të vazhdojë me të gjitha vendet paqësore evropiane që ndajnë vlerat e demokracisë”, tha presidenti Pendarovski. /SHENJA/

Story i mëparshëm

Ministri Boçvarski në Prishtinë prezanton tre propozimet e MTL për zgjerim të rrjetit TEN-T

Story i radhës

Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë për herë të nëntë

Të fundit nga