Pendarovski-Hoti: Pandemia nuk guxon të jetë pengesë për bashkëpunim midis dy shteteve

Pandemia globale nuk guxon  të jetë pengesë për përparim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dhe për intensifikim  të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe mbështetjes në planin e eurointegrimeve dhe zbatimin e  proceseve  reformuese, ka porositur presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm  me kryeministrin kosovar Avdullah Hoti, i cili qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Në takim, siç informon Kabineti i presidentit, janë këmbyer mendime për ngjarjet aktuale  në të dy vendet, për perspektivën evropiane të shteteve  të Ballkanit Perëndimor, si dhe për masat e tërësishme  që ndërmerren në ballafaqimin me krizën e Kovid-19.

Pendarovski ka shprehur bindje se  marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve do të vazhdojnë  të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe do të konfirmohen me nisma konkrete, të cilat do të kontribuojnë  për rajon stabil dhe prosperitar dhe  bashkëpunim të përshpejtuar  rajonal.

Në atë drejtim, bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime edhe rreth mundësive për thellim të bashkëpunimit ekonomik bilateral dhe rajonal, si dhe për komunikim më intensiv midis sektoreve të biznesit të të dy vendeve.

Pendarovski e ka përshëndetur edhe Marrëveshjen për normalizim  ekonomik të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Uashington, si një hap në gjetjen e kompromisit përfundimtar, duke potencuar se ajo do të kontribuojë  për stabilitet të tërësishëm të rajonit.

Ngjarja paraprake

Rekord në Itali, mbi 19 mijë raste të reja me koronavirus

Ngjarja e ardhëshme

Një lajm i bukur për tifozët e West Hamit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian