Pendarovski: Duhet të kemi garanci se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë do të jetë kërkesa e fundit e Sofjes

Duhet të kemi një garanci nga Bullgaria, aq më mirë edhe nga Bruskeli dhe Bashkimi Evropian, se çështja e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e vendit do të jetë kërkesa e fundit e Sofjes, theksoi presidenti Stevo Pendarovski, duke shtuar se deri më tani  nuk ka asnjë sinjal të tillë pozitiv nga pala bullgare.

Shefi i shtetit në intervistë për Kanal 5 theksoi se nëse Bullgaria obligohet që nuk do të kërkojë asgjë plotësuese rreth kësaj çështje, atëherë do të merren garancione të dyfishta.

“Nëse më thoni se duam të garantohen të drejtat e bullgarëve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk kam asnjë problem me këtë, por ju si mendoni? Pala bullgare beson se kjo duhet bërë që në fillim – do ta ndryshoni Kushtetutën, do t’i përfshini brenda dhe kjo do të jetë për ne garancia më e madhe se jeni serioz në respektimin e të drejtave të bullgarëve që jetojnë në vendin tuaj. Mendoj se është një lloj shantazhi. Para se të fillojmë negociatat, ju po më shantazhoni. Nëse më thua, më jep garanci se do të ndryshosh Kushtetutën deri në atë datë. Në të njëjtën mënyrë do të thoni, nëse ndryshoni Kushtetutën deri në atë datë, atëherë marr përsipër të mos kërkoj asgjë më shumë nga kjo në lidhje me këtë çështje. Këto janë garanci të dyfishta”, theksoi Pendarovski.

Ai shtoi se pushteti dhe opozita kanë pozitë identike në lidhje me atë çështje, duke vlerësuar se qëndrimi i liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se partia  nuk do të mbështesë ndryshim të Kushtetutës për  përfshirjen e bullgarëve në të,  nëse nuk merret garanci nga Sofja se nuk do të ketë kushte të reja, është plotësisht e saktë.

Sipas tij, nëse Sofja është serioze atëherë le të konfirmojë se kjo do të jetë kërkesa e fundit dhe se nëse  e përmbushim, ajo nuk do të vë ndonjë veto tjetër.

Lidhur me këresën e VMRO-DPMNE-së të publikohet se për çka negocion me Bullgarinë, Pendarovski thotë se partia opozitare ka të drejtë legjitime për një kërkesë të tillë dhe se po të ishte në opozitë do të kërkonte  të njëjtën gjë.

Shefi i shtetit është skeptik se nëse  VMRO-DPMNE vjen në pushtet, do të mund të arrihet marrëveshje me Bullgarinë.

Pendarovski ka folur për zhgënjimin e popullit në lidhje me veton nga ana e Bullgarisë, duke theksuar se nëse ka marrëveshje të mirë duhet t’i bindim qytetarët se kjo është mirë për rrugën tonë eurointegruese.

Presidenti theksoi se nëse nuk marrim datë për negociata në qershor, atëherë do të jetë shumë e vështirë të binden qytetarët se duhet të vazhdojnë me të njëjtin entuziazëm dhe të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë në rrugën eurointegruese.

Pendarovski vlerësoi se shanset për ngritje të vetos bullgare  deri në qershor janë më pak se 50 për qind.

Ai thekson se asnjë vend anëtar i BE-së nuk i kupton argumentet bullgare.

Story i mëparshëm

Unik në vokal, Leutrimi sjellë këngën e re

Story i radhës

Zv.ministri Bushi: Bashkëpunimi me ministrin e brendshme Italiane, i rëndësishëm për RMV-në

Të fundit nga