Pendarovski dhe Sholc diskutuan për BE-në, NATO-n, Ballkanin Perëndimor, luftën në Ukrainë

Presidenti Stevo Pendarovski sot në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s, që mbahet në Madrid, realizoi takim me kancelarin gjerman Olaf Sholc, ku u bisedua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë në fushën politiko-siguruese dhe të mbrojtjes, si dhe situatën me integrimet evropiane të Maqedonisë, ku bashkëbiseduesit i vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si miqësore, të mbushura me besim dhe respekt të ndërsjellë.

Pendarovski, siç njoftojnë nga zyra e tij, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe domethënëse nga Gjermania për integrimet tona evropiane dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Në takim u diskutua edhe për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të pushtimit rus të Ukrainës. Presidenti Pendarovski e theksoi qëndrimin e Maqedonisë për agresionin ushtarak rus në Ukrainë, duke rikonfirmuar mbështetjen e fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Të dy diskutuan edhe për procesin e zgjerimit të NATO-s, ku presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut është fuqishëm e përkushtuar ndaj politikës së dyerve të hapura të Aleancës dhe se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të forcojë më tej sigurinë e Aleancës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thatësira detyron banorët të kursejnë ujin në Kaliforni

Story i radhës

“Kur m’u sëmurë baba e kuptova çka dmth të dhurosh gjak”, rrëfehet Reshat Limani nga Kumanova që ka dhuruar gjak 126 herë (VIDEO)

Të fundit nga