Pendarovski: Ballkani është rajon i njohur për Biden-in

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski nuk ka dashur të komentojë ngjarjet e fundit në Uashington. Pendarovski në një intervistë për MIA thotë se për vendin është me rëndësi që të ketë bashkëpunim më të thellë me administratën e re amerikane, duke shtuar se përparësi në këtë rast është se presidenti i zgjedhur Joe Biden është njeri që njeh mirë rajonin e Ballkanit.

“Parimi i parë në politikën ndërkombëtare është të mos ndërhyni në punët e brendshme të vendeve të tjera. Nga ky pozicion nuk do të doja të interpretoja politikën e brendshme amerikane. Ajo që është e rëndësishme për ne, mendoj se është e rëndësishme, është që administrata e re dhe ekipi i ardhshëm i Joe Biden është shumë më me përvojë në drejtim të politikës ndërkombëtare dhe në lidhje me marrëdhëniet thelbësore me partnerët evropianë, duke përfshirë vendet e Ballkanit, dhe ne me të vërtetë prej këtu, presim angazhim dhe interes më të madh për Ballkanin Perëndimor. Joe Biden gjithashtu ka marrëdhënie personale me këtë rajon, ai ka ardhur në rajon gjatë luftërave të fundit ballkanike, në konferenca, forume të ndryshme ndërkombëtare, shumë prej nesh janë takuar ose kanë qenë në të njëjtën ngjarje, kështu që unë mendoj se Ballkani është një zonë mjaft e mirë e njohur për presidentin”, tha mes tjerash Pendarovski.

Ngjarja paraprake

Një “imunitet rajonal”? Pse Azia e ka shmangur më të keqen nga Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Banorët e tre fshatrave në protestë bllokojnë për disa minuta Rrugën e Kombit

të fundit nga